Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Greqia arrin marrëveshje me kreditorët

Greqia të martën ka arritur marrëveshje me kreditorët ndërkombëtarë për pakon e re të ndihmave dhe reformave, deklaroi ministri i Financave i Greqisë Euklid Cakalatos.

“Është paraqitur tymi i bardhë”, u tha Cakalatos gazetarëve, duke përdorur asociacionin i cili përdoret kur zgjidhet papa, duke sugjeruar se është arritur marrëveshja.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Partia më e fortë opozitare greke, Demokracia e Re njoftoi sot se nuk do të mbështesë marrëveshjen e Athinës zyrtare dhe kreditorëve të saj kur ajo të vijë në rendin e ditës së parlamentit.

“Nuk do të votojmë për masat e reja të kursimit, të cilat ulin pensionet dhe rritin tatimet në Greqi”, tha zëdhënësi i Demokracisë së Re, Vasilis Kikilias për Reuters.