Komisioni i Bashkimit Evropian, ka thënë se Turqia duhet të kërkojë konsensus më të gjerë kombëtar në ndryshimet kushtetuese, duke pasur parasysh referendumin që u mbajt sot.
Rezultatet të cilat ende nuk janë zyrtare tregojnë se 51.39 për qind e turqve janë “Po” Erdoganit për t’i marrë kompetencat e reja.
“Ne i bëjmë thirrje autoriteteve turke të kërkojnë konsensus më të gjerë të mundshëm kombëtar, në funksion të rezultatit të referendumit dhe implikimit të ndryshimeve kushtetuese”, tha Komisioni i Bashkimit Evropian në një deklaratë, shkruan Reuters, përcjell Koha.net.
Në anën tjetër, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se rezultati është krejtësisht i pastër, por në anën tjetër, opozita ka kërkuar rinumërim të votave.
-
Kurti: Vullneti i popullit duhet të përkthehet në institucione funksionale
-
Kurti: Koha të sillemi në përputhje me vullnetin qytetar
-
Eurodeputetët i kërkojnë 5-shes së BE-së ta njohin pavarësinë e Kosovës
-
Parlamenti Evropian miraton raportin për Kosovën
-
Osmani: Kompromisi kërkohet për Qeverinë, Kuvendin e presidentin