Më shumë se 2 mijë migrantë, që po tentonin të arrinin në Evropë janë shpëtuar, pasi anijet me të cilat po udhëtonin u fundosën në Detin Mesdhe. Zyrtarët kanë thënë se më 14 prill, një migrantë është gjetur i vdekur.
Një zëdhënës i gardës detare italiane, ka thënë se janë ndërmarrë 19 operacione të shpëtimit nga garda detare dhe organizatat joqeveritare, ku janë shpëtuar 2,074 migrantë, të cilët po udhëtonin me 16 gomone dhe 3 anije të vogla prej druri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkaq, një adoleshent është gjetur i vdekur në njërën prej anijeve.
Migrantët e shpëtuar janë dërguar në portet italiane.
Autoritetet turke dhe spanjolle raportohet se po ashtu kanë ndërmarrë operacione të shpëtimit të migrantëve.
Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrantë, rreth 32 mijë migrantë kanë arritur në Evropë përmes detit vetëm gjatë këtij viti. Mbi 650 të tjerë kanë vdekur ose konsiderohen të zhdukur.