Trump urdhrin për sulm në Siri e dha derisa po hante desert

Trump urdhrin për sulm në Siri e dha derisa po hante desert

12 prill 2017 21:10

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka treguar të mërkurën se urdhrin për sulm raketor në Siri javën e kaluar, e kishte dhënë derisa ishte me liderin kinez Xi Jinping duke ngrënë desert.

“Përfunduam drekën. Pastaj kaluam në desert. Provuam pjesë të ëmbëlsirave më të mira me çokollatë, të cilat i keni parë ndonjëherë. Edhe presidenti Xi ka kaluar mirë”, tha Trump për Fox Business TV network.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme