Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rritet numri i të vdekurve nga sulmi kimik në Siri

Ka arritur në 86 persona numri i të vdekurve nga sulmi kimik i kryer dje në Sirinë veriore, raporton grupi monitorues sirian.

Sipas këtij grupi me bazë në Britani, në mesin e të vrarëve në sulmin e së martës janë 30 fëmijë dhe 20 gra.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Administrata e presidentit Trump dhe zyrtarë të tjerë ndërkombëtarë, e akuzojnë qeverinë siriane për sulmin, akuza të cilat Damasku i ka mohuar.

Aleati i Sirisë, Moska, këmbëngulë që gazrat toksike ishin lëshuar gjatë bombardimit të një fabrike municionesh të rebelëve.