Dashaj konfirmohet kampion

Dashaj konfirmohet kampion

08 tetor 2017 20:11

Naim Dashaj i Auto Klubit Eurogoma RT është fitues i garës së tretë në disiplinën rrethore, e cila u zhvillua në Gjakovë.

Deri te fitorja ai arriti me kohën 01.54.167 minuta. Me këtë fitore Dashaj e ka siguruar edhe titullin e kampionit në këtë disiplinë.

“Jam i kënaqur me rezultatin e sotëm, aq më tepër që e ka edhe vlerën e kampionit për këtë vit në disiplinën rrethore. Jo vetëm unë, por për të gjithë garuesit është sakrificë e madhe, sepse përveç kohës që ia kushtojmë, duhen edhe shumë investime. Sidoqoftë, ky është pasioni ynë“, ka thënë Dashaj pas fitores.

Në pozitën e dytë u rendit Ernest Daka i DTM-së, i cili në krahasim me Dashajn ishte më i ngadalshëm për vetëm 536 të qindtat, ndërsa podiumi në plasmanin e përgjithshëm u plotësua me Brdhyl Canollin nga Eurogoma RT, i cili u vonua për 02.473 sekonda.

Në përgjithësi, gara në Gjakovë u karakterizua me rivalitet të madh, ashtu siç ishte edhe interesimi i dashamirëve të automobilizmit, njofton FASK.

Rezultatet:

Klasa 1 (deri 1200ccm – Grupi 1)

1.Visar Hoti (Fiat – PrizreniD&G) 02:16.253

2.Ylber Havolli (Yugo – Kaçandolli PRT) +03.478

3.Kastriot Gjini (Opel – HCR Gjakova) +21.395

3 (mbi 1600 – Grupi1)

1.Jeton Qerimi (BMW – Gjilani) 02:05.751

2.Bekim Fazliu (Opel – RC Prishtina) +03.828

3.Gramos Binaku (Opel – Gjakova 137) +13.808

Klasa 5 (mbi 1200 – 1600 ccm – Grupi 2)

1.Valon Mehmeti (Opel – Eurogoma RT) 02:11.927

Klasa 6 (mbi 1600 – Grupi 2)

1.Xhengiz Troshupa (Golf – RC Prishtina) 02:02.373

2.Getuar Berisha (Golf – Prizreni) +04.874

3.Jozef Thaçi (Opel – RC Prishtina) +04.924

Klasa 7 (deri 1200 ccm – Grupi 3)

1.Emin Sabir (Yugo – Prizreni D&G) 02:01.054

2.Halil Çerreti (Yugo - Prizreni D&G) +03.300

3.Kreshnik Mariqi (Yugo - Prizreni D&G) +06.405

Klasa 8 (mbi 1200 -1600 ccm – Grupi 3)

1.Alban Berisha (Suzuki – Prizreni D&G) 01:57.668

2.Leutrim Bytyqi (Peugeot – Ferizaj) +01.871

3.Bujar Gola (Peugeot – HCR Gjakova) +02.409

Klasa 9 (mbi 1600 ccm – Grupi 3)

1.Naim Dashaj (Subaru – Eurogoma RT) 01.54.167

2.Ernest Daka (BMW – DTM) +00.536

3.Bardhyl Canoll (Radicall – Eurogoma RT) +02.473

Plasmaniipërgjithshëm

1.Naim Dashaj (Subaru – Eurogoma RT) 01.54.167

2.Ernest Daka (BMW – DTM) +00.536

3.Bardhyl Canoll (Radicall – Eurogoma RT) +02.473

Renditjaekipore

1.Prizreni D&G 60 pikë

2.RC Prishtina 45

3.Eurogoma RT 42

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme