Mercedes-Benzi do të zgjerojë fabrikën e vet 20-vjeçare në Alabama të Amerikës dhe po e përgatitë atë për prodhimin e brendit të automobilave elektrikë.
Si pjesë e planit të kompanisë për elektrifikim të çdo modeli nga vitit 2022, Mercedesi do të investojë 1 miliard dollarë në këtë fabrikë.
“Me lokacionet e prodhimeve për automobila elektrikë dhe bateri në Evropë, Kinë dhe tani SHBA, rrjeti jonë botëror është epokë e re në botën e automobilizmit elektrik”, ka thënë Markus Schaefer nga bordi kryesor i Mercedes-Benzit.
Rikonstruktimi i fabrikës pritet të nisë vitin e ardhshëm me automobilat që do të prodhohen nga fillimi i dekadës së re. Sipas parashikimeve, investimi njëmiliardësh do të shtojë 600 vende të reja pune.
-
Mercedesi planifikon investime miliardëshe në fabrikat e automjeteve elektrike
-
Mercedesi do të investojë miliarda euro për 10 mijë pika karikimi për veturat elektrike
-
BMW-ja do t’i investojë 1.7 miliard dollarë në SHBA
-
Mercedesi lanson SUV-in e dytë tërësisht elektrik
-
Mercedes-Benz deri në gjysmën e dytë të dekadës planifikon fabrika për vetura elektrike