Kia K900 fillimisht ishte prezantuar në SHBA dhe Kanada në vitin 2012, në platformën e njëjtë me Hyundai Equus e Genesis, dhe me dy opsione të motorëve, njërin 3.8 litërsh V6 dhe tjetrin 5.0 litërsh V8.
Kjo veturë nuk ka qenë më e shitura, ndërsa këtë vit kompania ka dërguar vetëm 251 ekzemplarë në SHBA, ndërsa me përditësimet e reja mendojnë se blerësit do t’i kthehen prapë, e sidomos me dizajnin krejtësisht të ri, transmeton koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë fotografitë e spiunuara, e nën kamuflazhin e shumtë, mund të vërehet grila nga para dhe dritat e para LED, ndërsa interieri i tij nga kamuflazhi i shumët nuk mund të vërehet.
Motorët do t’i ketë të njëjtët me modelin Genesis, njëri 3.3 litërsh V6 që prodhon 365 kuaj fuqi dhe tjetrin 5.0 litërsh V8 me 420 kuaj fuqi, si dhe do të ofrohet si opsion versioni me rrotat e pasme aktive apo të gjitha.
Çmimi i tij ende nuk dihet, por pritet që Kia K900 premium çmimin fillestar ta ketë rreth 42 mijë euro.
{gallery}