Në 3 vitet e fundit, skuadra e Porsches ka vendosur diktatin e saj në garën e “24 Hours Le Mans” me fitoret e arritura.
Tani kompania e famshme gjermane e prodhimit të makinave po mendon të nisë një aventurë të re, ndoshta atë të botërorit të Formula 1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLajmi bëhet i ditur nga Auto Bild, sipas së cilës, drejtuesit e Porsches kanë pranuar ftesën për të marrë pjesë në takimin e kompanive të motorëve për të diskutuar për rregullat që do të vendosen për botërorin pas vitit 2020, takim që do të zhvillohet në Austri.
Po kështu, drejtuesit e Porsches deklaruan se nuk e garantonin vijimin në garën e Le Mans dhe se duhet të marrin një vendim në lidhje me këtë çështje.
Zërat për një përfshirje të mundshme të Porsche në Botërorin e Formula 1 filluan të qarkullonin pas pranisë së drejtuesve të McLaren, Zak Brown dhe Eric Boullier në garën e Le Mansit kur u fol edhe për një interesim të tyre për motorët e kësaj skuderie, pavarësisht zërave që flasin për një bashkëpunim të mundshëm me Mercedes.
Por Formula 1 nuk është opsioni i vetëm për Porschen. Kompania gjermane nuk e mohon mundësinë që të jetë pjesë e Botërorit të Formula E që konsiderohet si një alternativë tjetër për të.