Pronarët e modelit karavan Mercedes E-Class (T-Modell), mund të modifikojnë veturën e tyre në kompaninë e njohur Brabus, duke filluar nga eksterieri e deri te përforcimi i motorit.
Duhet theksuar edhe paketën për aerodinamikën, maskën e përparme Brabus, rrotat me diametër prej 21-inç, amortizatorët e modifikuar (vetura do të jetë më e ulët për 30 mm), sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, interier dy-ngjyrësh prej lëkure, etj., transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSa i përket përforcimit të motorit, versioni E200 tani është me kapacitet prej 225 kuajfuqi, E250 me 245 kuajfuqi, si dhe E43 me 450 kuajfuqi i cili shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 4,4 sekonda.
Kjo nuk është e tëra, sepse Brabus, po ashtu, në ofertën e saj ka edhe versionet e fuqishme dizel, si E220d dhe E350d. Ky i fundit është me kapacitet prej 309 kuajfuqi dhe shpejtësinë nga 0 deri në 100 km/h e arrin për 5,7 sekonda.
{gallery}