Auto

Konfirmohet BMW M8 i ri

Së fundmi, prodhuesi gjigant gjerman BMW në Concorso d’Eleganza Villa d’Este, Itali, ka prezantuar konceptin e ri Series 8 ndërsa tani kjo kompani ka konfirmuar se së shpejti do të sjellë edhe versionin M të këtij koncepti.

Kjo është padyshim e konfirmuar edhe zyrtarisht se në gamën e Series 8 të re do të gjendet edhe versioni M8, transmeton Koha.net. Lista e gamës së kësaj serie është shpalosur edhe më herët dhe në të hynë versioni BMW 825, 830, 835, 845, 850, M850, si dhe versioni legjendar M8.

Gjenerata e re Series 8 pritet të shfaqet vitin e ardhshëm dhe do të bazohet në platformën CLAR, si dhe do të jetë në dispozicion në version Coupe dhe kabrio (fabrikisht me etiketën G15 dhe G14), por edhe në version Gran Coupe (G16). M8 i ri pritet të shfaqet si model serik në vitin 2019.

Sa i përket detajeve tjera për M8 të ri, ende nuk janë zbuluar të gjitha. Megjithatë, është zbuluar se modeli legjendar do të jetë në dispozicion me motor 4.4-litër V8 Twin-Turbo me mbi 600 kuajfuqi ndërsa shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë do ta arrijë për 3,5 sekonda.

Series 8 origjinale për herë të parë është prezantuar në vitin 1989 dhe është prodhuar deri në vitin 1999, por asnjëherë nuk është ofruar në version M8. Në fakt, prototipi i këtij version është ndërtuar me motor V12, por ky projekt është anuluar për shkak të çmimit sepse kanë konsideruar se nuk do të ketë mjaftueshëm kërkesa për një version të tillë.

{gallery}