Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

BERZH përkrah Kosovën

Ministri i Financave Avdullah Hoti priti sot në takim drejtorin e Konstituencës së BERZH-it për Danimarkë, Lituani, Irlandë dhe Kosovë, Ove Jensen si dhe shefen e Zyrës së BERZH-it në Kosovë Elena Petrovska, njofton kumtesa ministrore.

Gjatë takimit theks të veçantë ju kushtua zbatimit të projekteve për të cilat janë nënshkruar marrëveshjet ndërmjet BERZH-it dhe Institucioneve të Kosovës, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hoti e njoftoi drejtorin e Konstituencës së BERZH-it Ove Jensen për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova si dhe e falënderoi për mbështetjen nga BERZH-i në financimin e projekteve kapitale të Qeverisë së Kosovës në sektorin e transportit, me theks të veçantë Projektin e hekurudhës, i cili do të ndikojë në zhvillimin e tregtisë dhe qarkullimit më të lirë të mallrave në rajon dhe më gjerë.

Drejtori i Konstituencës së BERZH-it Ove Jensen shprehi gatishmërinë e tyre për të përkrahur Kosovën, sidomos në projektet të cilat janë prioritet i Qeverisë së Republikës së Kosovës e që ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në mirëqenien e qytetarëve.