Partia Socialiste e Shqipërisë u ka kërkuar drejtuesve të partisë që udhëheqin me Kinën që ky shtet të njohë Kosovën, dhe njëkohësisht ta mbështesë atë në organizatat ndërkombëtare, shkruan sot Koha Ditore.
Çështja e njohjes së Kosovës si shtet i pavarur nga Republika e Kinës ka qenë në fokus të një takimi mes sekretarit të përgjithshëm të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe delegacionit të Partisë Komuniste të Kinës, të kryesuar nga Shen Beili, zëvendësministre në Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, zhvilluar të martën në Tiranë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTaulant Balla i kërkoi përfaqësueses së lartë të Partisë Komuniste që Kina të mbështesë pranimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, si një proces që shkon në dobi edhe të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)