Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën, tregoi se nuk është arritur asnjë marrëveshje në takimin e sotëm me partitë politike në ven, teksa sqaroi se pati një tendencë nga partitë në pushtet, që çështjet të zgjidhen vetëm sipas këndvështrimit të tyre dhe jo sipas këndvështrimit opozitar.
“Ishte një takim mes partive në pushtet dhe të opozitës. Dhe pas gati tre orë bisedimesh, nuk pati ndonjë rezultat, ndonjë përafrim rreth këtyre çështjeve, siç janë demarkacioni, asociacioni, zgjedhjet, formimi i ushtrisë. Përkundrazi pat një tendencë nga partitë në pushtet që çështjet të zgjidhen vetëm sipas këndvështrimit të tyre dhe jo sipas këndvështrimit opozitar. Dhe natyrisht ne si parti opozitare refuzuam një qasje të tillë”, tha Sherifi për Kosovapress.
-
Sherifi: VV është sjellë egër me neve, s’bëjmë koalicion me ta – shkojmë të vetëm në zgjedhje
-
Sherifi: Jemi kundër qeverisë teknike dhe koalicioneve me partitë e mëdha
-
Sherifi: Thaçi bashkë me Listën Serbe në kërkim të një qeverie të re që mbështet korrigjimin e kufijve
-
Opozita në “gjueti” të votave për mocion mosbesimi
-
Sherifi: Opozita mori mesazhin që kërkoi