Nëntë vjet më parë, derisa Kosova shpallej shtet, po atë kohë këtij vendi iu shtua edhe një banore e re.
Ajo u pagëzua me emrin Pavarësie, e bija e Xhevdet dhe Lumturije Sopës, familje kjo nga fshati Sllovijë i Komunës së Lipjanit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas kaq vitesh, ekipi ynë e vizitoi këtë familje, e cila hapi dyert e shtëpisë për ne.
Emisioni “Sot” i KTV-së ishte në këtë familje, e aty takoi protagonisten kryesore, vajzën Pavarësie Sopa, e cila sot mbush 9 vjet, dhe e cila po rritet kështu bashkë me shtetin e Kosovës.
Ajo tani është në klasën e tretë dhe mësimeve po u përkushtohet me zell të madh. Por ka treguar se dy lëndë mësimore i ka më për qejfi. Ndërkaq, dëshira më e madhe e saj ishte të flasë për 17 shkurtin, e cila pa dyshim është datë që sjell festë të dyfishtë për të.
Derisa koha kalonte, erdhi momenti që Pavarësia të nisej për shkollë. Nëna e saj filloi ta bëjë gati - e veshur e mbathur, në mënyrë që ajo të arrijë në mësim në kohë të caktuar.
Me të filluar ora e parë, mësuesja e kishte të planifikuar të flasë para nxënësve për rëndësinë e 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës.
Në anën tjetër, secili nga nxënësit filloi të shkruante disa rreshta për datën e 17 shkurtit.
“Është një privilegj për mua të jem mësuesja e një nxënëseje të shkëlqyer, siç është Pavarësie Sopa”, thoshte mësuesja e saj, derisa fliste për suksesin e saj.
Edhe drejtori i shkollës së fshatin Sllovijë, Qazim Salihu, flet vetëm fjalë të mira për Pavarësie Sopën.
Derisa po më 17 shkurt, Pavarësia mbush 9 vjeç, urojmë që ajo të jetojë edhe 100 vjet me gëzime dhe duke qenë e lumtur gjithmonë.