Transformimi i Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK) në Forca të Armatosura (FAK) duhet të bëhet përmes një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës.
Kështu ka thënë për “Kohën Ditore” zëdhënësja e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Schohn.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë kohën kur PDK-ja dhe LDK-ja kanë shpeshtuar tubimet partiake, ku shitet patriotizëm edhe me ushtrinë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë thirrje për angazhim të vërtetë me synim të binden komunitetet pakicë që transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura të bëhet nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese.
Përkundër iniciativës ligjore për ushtrinë, e cila tashmë ka marrë start, SHBA-ja vazhdon t’i qëndrojë pas deklarimit se ushtria duhet të themelohet vetëm nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese. Zyrtarja e lartë e Ambasadës amerikane askund nuk ka përmendur ligjin, si opsion alternativ nëse ushtria nuk mund të bëhet me Kushtetutë. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.