Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Bruksel vazhdojnë bisedimet midis Kosovës e Serbisë

Në Bruksel pritet të zhvillohet sot rrethi i ri i bisedimeve për çështje teknike midis Prishtinës dhe Beogradit, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Avni Arifi, kryesues i delegacionit të Kosovës, ka paralajmëruar ditë më parë se në takim do të bisedohet për zbatimin e marrëveshjeve që janë arritur deri më tash.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se Beogradi do të këmbëngulë në çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ky rreth i bisedimeve ishte paraparë për datën 16 janar, por ishte shtyrë pasi në po atë ditë ishte njoftuar për vrasjen e politikanit serb në Mitrovicën Veriore, Oliver Ivanoviq.