Arbëri

Thaçi zbutet për ushtrinë

Descriptive Text

Ka mjaftuar një takim i ambasadorit amerikan, Greg Delawie, në zyrën e presidentit Hashim Thaçi, që ky i fundit ta ndryshojë qasjen ndaj krijimit të ushtrisë së Kosovës.

Në paraqitjet e shpeshtuara ditëve të fundit, në tryeza e media të ndryshme, Thaçi ka promovuar iniciativën e tij që ushtria të themelohet përmes ndryshimit të ligjit, shkruan sot Koha Ditore.

Në disa raste ai ka përsëritur se do të jetë e pamundur të bindet Lista Serbe që ushtria të krijohet përmes ndryshimeve kushtetuese, ashtu siç po kërkojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por burime të gazetës kanë thënë se tani Thaçi ka ndryshuar qëndrim, veçmas pas takimit të së mërkurës. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.