Bashkimi Evropian ka mirëpritur gatishmërinë e presidentëve të Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, për të vazhduar me dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, tha Maja Kocijançiç, zëdhënëse e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini.
Sipas saj, gatishmëria e Serbisë dhe e Kosovës për vazhdimin e dialogut është konfirmuar me bisedën telefonike, që kanë zhvilluar Thaçi dhe Vuçiq të mërkurën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKocijançiç, siç transmeton REL, tha se po punohet në caktimin e takimit të ri në nivel teknik, i cili është anuluar të martën, pas vrasjes së politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq.
"Zbatimi i plotë i të gjitha marrëveshjeve që janë arritur në dialog është detyrim i të dyja palëve. Një gjë e tillë është vendimtare edhe për shpejtësinë me të cilën do të përparojnë dy vendet në rrugën evropiane", tha Kocijançiç.