Basri Lenjani, Drejtor i Shërbimit të Klinikës Emergjente në QKUK, në emisionin “Puls” të KTV-së, ku u diskutua për shtimin e numrit të aksidenteve me fatalitet, ka thënë se mosha më e prekur nga aksidentet në komunikacion janë ato të rejat.
“Kategoria më e prekur nga aksidentet në komunikacion janë mosha mesatare, mosha produktive që është e dobishme për shoqërinë dhe familjen. Aksidentet zakonisht shkaktohen në orët e hershme të mëngjesit kur të gjithë shkojnë në punë, dhe pas orës 11 ose 12 natën. Dita e premte e shtune dhe e hënë janë më të kobshmet sa i përket aksidenteve, për shkak se dalin njerëzit në aktivitete të ndryshme. Të rrezikuar janë shumë edhe fëmijët që parakalojnë dhe aksidentohen”, tha ai, raporton Koha.net
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNol Dedaj, Ekspert i Komunikacionit, tha se mbi 60 për qind e ekspertëve të komunikacionit nuk dinë të lexojnë skicën e policisë.
“Sa policë i kemi që dinë ta përpilojnë një skicë të aksidentit? Ato skica s’kanë pika të kontaktit, mungon pozicioni përfundimtar, pra mungon gjithçka. E ke një skicë veç si fotografi që ta sjellin. Tash unë jam i detyruar në bazë të dhënave ta bëjë përcaktimin e shpejtësisë së goditjes, jo edhe shpejtësinë fillestare. Ne, për të zvogëluar numrin e aksidenteve, duhet të pajisim policinë e trafikut pasi këta policë nuk kanë as metra për të bërë matjen. Duhet që të pajisen me radarë dhe kontrolle sistematike”, tha Dedaj në “Puls”.