Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MASHT kërkon bursa më të larta për studentët e UP-së

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi priti sot anëtarë të Këshillit Drejtues të Universitetit “Hasan Prishtina “ të Prishtinës, me të cilët bisedoi lidhur me vendimin e nxjerrë në dhjetor të vitit 2017, e që ka të bëjë me dhënien në shfrytëzim të katit të dytë të Bibliotekës Universitare Institutit të Historisë, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

U përmend edhe shqetësimin që është paraqitur nga ana e studentëve, ku edhe ka shprehur përkrahjen e tij që bursat e studentëve të jenë më të larta, ashtu që të ofrojnë mundësi dhe kushte që të ndjehen më komod gjatë shkollimit të lartë dhe të jenë motiv shtesë për studentet elitar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ne do të jemi përkrahës të krijimit të kushteve sa më të mira, për të shtuar motivin që studentët tanë të garojnë për tu futur në këtë kategori elitare”, është shprehur ministri.