Sot duke filluar në ora 12:00 deri në ora 13:00 të gjithë anëtarët e SR -KEK dhe punëmarrësit e tjerë të KEK-ut, do të protestojnë para Qeverisë së Kosovës përkatësisht në sheshin ‘Skënderbeu’.
Sipas njoftimit për media nga BSPK, qëllimi i protestës është mbrojtja e vendeve të punës për shkak të mosrealizimit të zhvendosjes së zonës 52 ha. nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe menaxhmentit të KEK-ut, si dhe shpëtimi i vendit nga kolapsi energjetik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo