Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kusari –Lila: 25 për qind e buxhetit – për mega – Qeverinë

Në Kuvendin e Kosovës po vazhdon debati për buxhetin e vitit të ardhshëm

Deputetja e Alternativës Mimoza Kusari - Lila ka thënë se buxheti i prezantuar sot nuk ka politika zhvillimore, përderisa një Qeveri e cila e quan veten të djathtë prezanton buxhet super të majtë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kusari Lila ka thënë se nga 22 ministri që i ka kjo ‘mega-Qeveri’, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale e posedon një të katërtën të buxhetit(1/4) ose 407 milionë.

“Buxheti i Qeverisë ‘Haradinaj”, është sikurse pasuria e një numri zyrtarësh shtetëror. E di se ju ka rritë në mënyrë enorme ajo pasuri, por nuk ka teori ekonomike që mund ta shpjegojë një rritje të tillë të pasurisë. Fatkeqësisht për popullin e Kosovës nuk po ndodhë e njëjta. Katër shtylla kryesore janë në programin të qeverisë Haradinaj, sundimi I ligjit, zhvillimi ekonomik dhe punësimi, integrimet Euroatlantike dhe zhvillimi sektorial. Në asnjërën prej këtyre shtyllave nuk ka politika zhvillimore ose fokusim buxheti në to”, ka thënë Kusrai Lila.

Deputeti Driton Çaushi ka thënë se në prezantimin e ministrit të Financave Bedri Hamza sot për buxhetin, është deklaruar se buxheti për bujqësi është rritur 9 për qind, por sipas Çaushit për këtë sektor ka rritje vetëm 2 milionë euro.

“Nuk ka ndryshim esencial për ndarjen e mjeteve për bujqësi, unë dëgjova nga ministri se rritja është 9 përqind, një gjë e tillë nuk qëndron, për shkak se rritja e buxhetit për Ministrinë e Bujqësisë është vetëm dy milionë euro. Nuk e kuptoj si mund të jetë kjo një qasje e re, qasje serioze ndaj këtij sektori”, ka thënë Çaushi.