Murat Jashari ka probleme me shëndetin mendor. Këtë e tha në “Rubikon” të KTV-së, avokati i tij, Emrush Kastrati.
Ai tha se sot gjatë ditës ka pranuar dosje nga i biri i Jasharit ku vërtetohet trajtimi i tij shëndetësor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Probleme shëndetësore ka pasur prej më herët, ndërsa unë sot i kam pranuar me fax. Me prova materiale po flas, nuk po them se kam dëgjuar. Kam prova se ka probleme shëndetësore, se çfarë probleme shëndetësore nuk do t’i zbuloj sepse do t’i zbuloj në gjykatë. 15 faqe i kam të trajtimit shëndetësor, m’i ka dërguar sot djali i tij”, ka thënë ai.
E psikiatri, Sami Rexhepi insistoi që Kastrati të bëjë të ditur nëse bëhet fjalë për shëndetin mendor.
Rexhepi theksoi se mbulimi i rastit duke thënë se është i sëmurë po bëhet shpesh për t’i ikur përgjegjësisë së individit.
“Manipulim dhe keqpërdorim i pjesës ligjore për t’iu shmangur përgjegjësisë së individit”, ka thënë ai.
Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se nuk përjashtohet mundësia që dokumentet për gjendjen e tij shëndetësore të jenë të rreme.