Sonte në emisionin “Puls” të KTV-së diskutohet për infrastrukturën rrugore, hekurudhore dhe ajrore të Kosovës.
I ftuar i emisionit “Puls” është Pal Lekaj - ministër i Infrastrukturës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo* Sa është buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës për vitin 2018?
* Sa milionë euro do t’i marrë shtesë autostrada “Arbën Xhaferri” më shumë se kontrata e nënshkruar për shkak të neglizhencës qeveritare?
* Cilat janë investimet e reja që priten të bëhen nga kjo ministri?
* Pse duhet të investohet nga kjo ministri në aeroportin “Adem Jashari” edhe pas koncesionimit?
* Kush është fajtor për bllokimin financar nga Fondi Saudit për vazhdimin e zgjerimit të rrugës rajonale Prishtinë-Mitrovicë?
* A po vazhdon shitja e patentë shoferëve për shkak të mosdigjitalizimit?
* Për aksidentet në komunikacion?
* A do të vazhdohet me zgjerimin e rrugës Prishtinë- Podujevë?
* A ka shkelje në procedurat për fillimin e autostradës Gjilan-Prishtinë?
* A po hetohen tenderët dhe zyrtarët në Ministri të Infrastrukturës?
* Çka thotë ministri Pal Lekaj për problemet në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit?
* Çka thotë për menaxhimin e hekurudhave të Kosovës për “Infrakos” dhe “Trainkos”?
* Kur pritet të fillojë njohja e patent shoferëve nga shtetet që e kanë njohur shtetin e Kosovës?
Emisionin “Puls” mund ta ndiqni sonte në KTV prej orës 20:00 dhe në TV Arta nga ora 21:45.