Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, pas vendimit për tridhjetë ditë paraburgim për deputetët, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albin Kurti, ka thënë se persekutimi është i drejtuar kundër Vetëvendosjes.
Sipas tij pushtetarët Vetëvendosjen e kanë pengesë në ndërmarrjen tyre kriminale. Këto komente ai i bëri pas caktimit të paraburgimit prej 30 ditësh ndaj deputetëve të Vetëvendosjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“30 ditë paraburgim për deputetët, Albulenën, Donikën dhe Albinin. Prapë Beqir Kalludra. Prapë Klani Pronto me shokë e paterica. Të njëjtit që dje i dënuan aktivistët pa asnjë faj. Pa asnjë provë a bazë. Të njëjtit që po duan t'ua vjedhin fitoren qytetarëve në zgjedhjet lokale”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Koha.net.
Ymeri më tutje ka shtuar se, “persekutimi është i drejtuar kundër Vetëvendosjes. Sepse vetëm Vetëvendosjen e kanë pengesë në ndërmarrjen e tyre kriminale. Sepse janë kundër vullnetit popullor. Dhe pengesë do të na kenë. Përjetësisht. Kundër krimit. Liri për deputetët. Liri për aktivistët”.