Astrit Haraqia ka qenë i pari që ka mbërritur në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Pas tij, edhe 16 të akuzuar të tjerë, përfshirë Ukë Rugovën, por seanca fillestare nuk arriti të zhvillohet.
Me frikën se do t’i përfundojë mandati EULEX-it pa u marrë një vendim gjyqtari Petko Petkov ka propozuar veçimin e rastit ndaj tyre, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, një propozim të tillë e ka kundërshtuar prokurori Allan Cansick, me arsyetimin se veprimet e të akuzuarve janë të ndërlidhura dhe se kjo nuk do ta përshpejtonte procedurën.
Disa prej avokatëve kanë kundërshtuar veçimin e të tjerë kanë kërkuar kohë për konsultim me klientët e tyre.
Një propozim i tillë është kundërshtuar nga prokuroria, me arsyetimin se veprimet e të akuzuarve janë të ndërlidhura dhe veçimi, nuk do të rriste efikasitetin.
Prokuroria Speciale akuzon Ukë Rugovën si udhëheqës të një grupi kriminal, që ka marrë pjesë në lëshimin e paligjshëm të më shumë se 500 vizave schengen përmes ambasadës italiane.