Vlerësimi i kërcënimeve aktuale terroriste në Shqipëri, Itali dhe Kosovë, si dhe bashkëpunimi mes tri vendeve në ketë luftë ka mbledhur bashkë në fundjavë, në Tiranë, në takimin e radhës trepalësh, drejtuesit e strukturave kundër terrorizimit të Policisë së Shtetit të Shqipërisë, Italisë dhe Kosovës.
Takimi u zhvillua në kuadër të vlerësimit të kërcënimeve aktuale terroriste në vendet respektive, rajon e më gjerë, me qëllim të koordinimit të masave dhe forcimit të bashkëpunimit për parandalimin e goditjen në kohë të çdo veprimtarie terroriste, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Takimin e përshëndeti drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit të Shqipërisë, drejtues madhor Haki Çako, i cili pasi falënderoi të pranishmit dhe i siguroi ata për mbështetje pa asnjë rezervë në shkëmbimin e shpejtë të informacionit dhe veprime të tjera në planin operacional e hetimor”, njofton Policia e Shtetit e Shqipërisë.
Sipas njoftimit, Çako vlerësoi punën e bërë dhe rezultatet e arritura në parandalimin, hetimin dhe goditjen e veprimtarive terroriste në Shqipëri, Itali e Kosovë, e cila pa dyshim ka ardhur si rezultat i vullnetit që qeveritë respektive kanë për t’iu përgjigjur sfidave e mbështetur këto struktura ndaj çdo kërcënimi terrorist. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.