Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj, takoi ambasadorin e ri të Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.
Duke falënderuar shtetin gjerman për kontributin e dhënë për Kosovën në rrugën e saj për liri, pavarësi e shtet ndërtim Reshitaj njoftoi Ambasadorin gjerman me prioritetet dhe projektet që planifikon të realizojë ministria që ajo drejton.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Trajtimi i mbeturinave dhe shndërrimi i tyre në gaz, energji dhe ngrohje qendrore, krijimi zonave të gjelberta, mbrojtja dhe rehabilitimi i shtretërve te lumenjve, reduktimi i ndotjes së ajrit, trajtimi i ujërave të zeza, ruajtja e trashëgimisë, legalizimi i ndërtimeve pa leje e zbatimi i kornizës ligjore të kësaj ministre janë disa nga projektet që do t’i realizojmë”, tha Reshitaj.
Reshitaj vlerësoi lartë edhe kontributin e fondacioneve gjermane si GIZ-in në fushën e mbeturinave dhe KFW-në ne fushën e trajtimit të ujerave të zeza.
Duke marrë parasysh nivelin e ndotjes së ajrit në Kosovë, e sidomos në kryeqytet, Reshitaj e njoftoi ambasadorin me kampanjën mbi reduktimin e ndotjes së ajrit e cila do të fillojë gjatë kësaj javë, sipas së cilës planifikohen shumë aktivitete që do të reduktojnë ndotjen e ajrit.
Nga ana tjetër Ambasadori gjerman shprehu gatishmërinë e tij dhe të shtetit që përfaqëson në përkrahjen e pa rezervë në realizimin e këtyre projekteve.
Ai u shpreh i gatshëm që të merr pjesë në kampanjën për reduktimin e ndotjes së ajrit dhe ne aksione të tjera që kanë synim krijimin e një mjedisi të pastër, të një shteti me bukuri te shumta natyrore siç është Kosova.