Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në debatin e organizuar nga Qendra për Kërkim dhe Politikë të Sigurisë, ka thënë se ndërkombëtarët e përkrahin 100 për qind krijimin e Ushtrisë së Kosovës.
Thaçi ka thënë se për krijimin e Ushtrisë është në një situatë të ngjashme me atë të shpalljes së Pavarësisë dhe sipas tij, krijimi i Ushtrisë do t’i ketë mbi 100 vota në Kuvendin e Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nisma është në përputhje me kërkesat kushtetues dhe legale të Kosovës. Aspiratën për ushtri e kemi bërë të qartë shumë kohë më parë dhe kemi marrë përkrahjen nga shtetet aleate të Kosovës”, ka thënë Thaçi.
“Transformimin e bën të nevojshme edhe zhvillimet në rajon, ngurrimi i BE-së për zgjerim për Ballkanin Perëndimor ka bërë që të lëkundet stabiliteti në rajon. Pavarësisht që kemi nisur procesin e normalizimit, Serbia nuk është pro paqes, por është burim i nacionalizmit dhe kërcënim për gjithë rajonin”, ka shtuar Thaçi, i cili thotë se nuk mund të bind serbët e Kosovës që të votojnë për Ushtrinë, por sipas tij këtë mund ta bëjnë ndërkombëtarët.
“Unë nuk mund ta bind Beogradin që t’i bind serbët e Kosovës, por bashkësia ndërkombëtare ndoshta mund ta bëjë këtë”, ka thënë veç të tjerash Thaçi në këtë debat.