Policia e Maqedonisë bashkë me prokurorinë kanë nisur hetimet për të gjetur personin i cili ka lëshuar deklaratë të rrejshme në media se Komandant Nacisti bashkë me 80 ushtarë të UÇK-së dhe AKSH-së janë në Malësinë e Sharri, mëson portali TetovaSot.
MPB e Maqedonisë bashkë me Policinë e Kosovës kanë arritur të mësojnë se Lirim Jakupi – Nacisiti është në paraburgim shtëpiak dhe nuk ka lidhje me atë deklaratë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSiç mëson portali TetovaSot nga MPB, policia bashkë me prokurorinë kanë marrë IP adresën e deklaratës së lëshuar në mjetet e informimit ku kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit.
Ndryshe deklarata të rrejshme lëshon vazhdimisht kur vendi është në krizë politike, për të tërhequr vëmendjen e opinionit.