Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosovë – Shqipëri, biseda për pensionet

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, priti sot në një takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozin, ku u diskutua lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes për vërtetimin e periudhave të sigurimit për realizimin e të drejtës për pension për qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë, njofton kumtesa ministrore.

Sipas një njoftimi të MPMS-së, gjatë këtij takimi u diskutua për çështjet që kanë të bëjnë me fushëveprimin e MPMS-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ministri Reçica dhe ambasadori Minxhozi u zotuan për vazhdimin e mëtejmë të bashkëpunimit.