Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kontroll shtëpisë së Saimir Tahirit

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbërritur në mesditë në shtëpinë e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Mësohet se 4 oficerë të policisë gjyqësore kanë shkuar në banesën e Tahirit për të ushtruar kontrolle. Burimet nga prokuroria thanë se oficerët kanë nisur kontrollin e shtëpisë dhe të gjitha ambienteve ku ata dyshojnë se ekzistojnë prova. Lëvizja e prokurorisë erdhi një ditë pasi Kuvendi miratoi hetimin ndaj Saimir Tahirit, po jo arrestimin e tij.

Ky kontroll, tashmë, nuk ka asnjë efekt, pasi si rregull kontrolli bëhet pa paralajmëruar, pra në befasi. Ka disa ditë që u tha në media se prokuroria se kërkon kontroll banese, por kushdo të jetë kur e paralajmërojnë vetëm të jetë budalla të mos largojë gjërat të cilat e komprementojnë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndaj kontroll rutinë do jetë ky i sotmi. Kontrolli ka vlerë kur bëhet në befasi. Pse prokuroria nuk bën kontrolle në befasi ministrave dhe politikanëve dhe nëse gjenden para korrupsioni, etj i arreston në flagrancë. Kur kapesh në flagrancë nuk ka parlament që të shpëton.

Ndaj sot asgjë nuk do gjejnë, edhe nëse ka pasur, thekson KJ.