Haradinaj paralajmëron platformë të re për dialogun me Serbinë

11 tetor 2017 21:22

Përfaqësimi i Kosovës në dialogun me Serbinë nga presidenti Hashim Thaçi është vetëm një vazhdimësi e një procesi, i cili, sipas kryeministrit Ramush Haradinaj, ka humbur përmbajtjen dhe nuk ka alternativë.

Haradinaj, në Rubikon të KTV-së, ka thënë se tashmë ka një marrëveshje me kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe presidentin Thaci për hartimin e një platforme.

Një platformë e tillë, e përgatitur nga qeveria dhe e aprovuar në Kuvend do të shënonte fillimin e fazës finale të dialogut.

“Dialogu duhet me qenë i popullit, i vendit dhe nuk mundet me qenë vetëm i elitës politike se ndryshe do të kemi probleme serioze. Që të shkojmë në një rrugë sa më të qëndrueshme kemi dakordim edhe me presidentin edhe me kryeparlamentarin që me përgatit një platformë për këtë dialog, do ta përgatisë qeveria, do të konsultohem me ekspertët në zyre të presidentit dhe gjithkund, duhet të ja përcjellim parlamentit. Parlamenti duhet ta diskutojë dhe vlerësojë këtë, por mënyra me përfshi krejt vendin është fillimisht m’i dhënë parlamentit autoritetin e vetë që e ka për këtë temë”, ka thënë ai.

“Ende nuk e kemi qartësuar se kush jemi ne në dialog, çka po duam në dialog, duhet të pastrojmë çka po duam dhe jo të vijë dikush të na befasojë në parlament me marrëveshje, është rrezik ajo, unë ashtu nuk dua të punoj”.

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme