Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi: Gjykata Speciale nuk merret me krimet që Serbia i bëri në Kosovë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në panelin e organizuar nga OJQ-të: Integra, CPT, PAX, me temën: "Perceptimi publik i Gjykatës Speciale të Kosovës, rreziqet dhe mundësitë”, tha se Kosova është treguar më lojale, por është ndëshkuar më së shumti.

“Gjykata Speciale është hibride. Dosjet janë dorëzuar nga Beogradi. Gjykata Speciale do të shqyrtojë vetë pretendimet e ngritura”, tha ai, raporton televizioni publik.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Thaçi, theksoi se duhet të themi atë që dimë dhe që është e saktë.

“Gjykata Speciale është etnike. Gjykata Speciale nuk do të merret me dhunimet që i kanë bërë serbët në Kosovë, nuk do të merret me 12 mijë vrasjet në Kosovë. Pra kjo gjykatë s’merret fare me krimet në Kosovë që i ka bërë Serbia”, tha ai.

Sipas tij Lufta e UÇK-së, ka qenë e drejtë.

“Ne duhet të punojmë që çdo krim të ndëshkohet. Unë dua të besoj se pavarësisht sfidave dhe pengesave që i kemi, dialogu me Serbinë është i pa alternativë”, tha ai.