Sadri Ramabaja, i dyshuar për përgatitje të vrasjeve të përfaqësuesve të lartë të Kosovës, sot është sjellë para organeve të Drejtësisë në Prishtinë ku dhe ka filluar seanca kundër tij, raporton Koha Ditore.
Ai dje është deportuar nga policia shqiptare në Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRamabaja ishte arrestuar në portin e Durrësit me një pasaportë me leje qëndrimi franceze të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.
LEXO EDHE: Ndalohet nga autoritetet e Shqipërisë Sadri Ramabaja
Ramabaja, ish-kandidat për deputet nga Vetëvendosje dyshohet të jetë anëtar i organizatës “Syri i Popullit” e cila vjet doli me një listë emrash që, sipas saj, duhej të likuidoheshin në Kosovë.
Njëri nga anëtarët e kësaj organizate, Murat Jashari, tashmë është në paraburgim me akuzën për tentim vrasje ndaj Azem Vllasit.
Dyshohet se Ramabaja ka pasur bashkëpunim me Jasharin.
Ramabaja ka jetuar një kohë të gjatë në Zvicër, e në Kosovë pas luftës ka zhvilluar aktivitete politike edhe në AKR-në e Behgjet Pacollit.