Fshatarët mbysin ariun që “ua masakronte misrat”

Fshatarët mbysin ariun që “ua masakronte misrat”

01 tetor 2017 23:56

Dy fotografi që po qarkullojnë nëpër rrjetin social Facebook, shpërfaqin edhe njëherë dhunën ndaj kafshëve të egra.

Një ari është vrarë në rrethin e Dibrës, derisa personat të cilët e bartin shihen krenarë me veprimin e tyre.

“Ja dhe ariu që na masakroi misrat”, është shkruar në një postim të bërë nga faqja në Facebook “Fshati Sterdok”.

Abuzimi me këtë kafshë të egër, jo edhe shumë të shpeshtë nëpër viset shqiptare, ka qenë i shprehur në vazhdimësi.

Në Kosovë gjendja është përmirësuar kohëve të fundit, kur është hapur edhe një park ku ato ruhen brenda një habitusi më të gjerë. Shumica prej tyre janë çliruar prej kafazeve kryesisht nëpër restorante.

Ndërkohë në Shqipëri përkundër reagimeve të shumta të shoqatave që merren me kafshë gjendja është më e rënduar.

Shoqata ARA ka bashkëpunuar edhe me parë me Ministrinë e Mjedisit, për dërgimin e arinjve të tjerë në qendrat e tjera të shpëtimit në Gjermani dhe në Itali. Numri i arinjve që janë shpëtuar nga robëria dhe janë dërguar në qendra strehimore apo janë në proces dërgimi arrin në 15.

Ndërkohë, është raportuar nga mediat se Ministria e Mjedisit në Shqipëri po punon për realizimin e identifikimit të plotë dhe matrikullimin e të gjithë arinjve që mbahen në robëri nëpërmjet vendosjes së mikrocipeve dhe një fushate ndërgjegjësuese për fenomenin e mbajtjes në robëri të arinjve në Shqipëri.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Nik Zeka09/10/2017 09:53

Kafshët e egra luftuan për kafshët e buta

Shto koment

Të ngjashme