Marsh në mbështetje të fëmijëve me sindromin Down

Marsh në mbështetje të fëmijëve me sindromin Down

01 tetor 2017 21:39

Në Tiranë, dhjetëra fëmijë me sindromin Down dhe familjarët e tyre zhvilluan një marshim proteste, për të kërkuar më shumë kujdes dhe fonde për nevojat e tyre. Marshimit iu bashkuan edhe shumë veprimtarë të shoqërisë civile.

Fondacioni në mbrojtje të fëmijëve me Sindromin Down dhe dhjetëra familjarë dhe veprimtarë të shoqërisë civile zhvilluan sot një marshim proteste për të drejtat e munguara të fëmijëve me këtë sindrom.

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për të mbështetur fëmijët me sindromin dawn, të cilët përballen në Shqipëri me vështirësi dhe mungesa të shumta.

Kristina, nëna e Klevisit 3 vjeçar nga Lezha thotë se për regjistrimin e tij në kopsht dhe mjekimet në spital ka vuajtur shumë diskriminim, dhe se, përveç fondacionit, askush tjetër nga administrata shtetërore nuk e ka ndihmuar në vështirësitë për rritjen e djalit, ndërkohë që ka edhe dy vajza më të rritura.

Marshimit të sotëm iu bashkuan, bashkë me shumë familjarë e veprimtarë, edhe shoqata Steelwings e motorave Harley Davidson, për të mbështetur fëmijët me syndromin dawn në nevojat e shumta që ata kanë. Shoqata ka një mori degësh dhe antarësh në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni.

“Fondacioni Down Syndrome Albania është i vetmi që ofron shërbime terapeutike për fëmijët me këtë sindrom, dhe bizneset private janë të vetmet që e ndihmojnë në këtë sfidë, me të cilën përballen mbi 635 familje shqiptare” - tha drejtuesja e saj Emanuela Zaimi Pepkola.

Qendra shëndetësore e fondacionit bën terapi për 38 fëmijë në maksimumin e kapacitetit dhe 6 të tjerë janë në listë pritje.

Fondet e siguruara në bashkëpunim me firma dhe biznese mbarojnë pas 6 muajsh dhe në muajin mars e vetmja organizatë që kujdeset për fëmijët me sindormin down mbetet pa asnjë mbështetje.

 

Komentet

Shto koment

Të ngjashme