Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Grida Duma: PD tani është më e lirë

Zëdhënësja e Grupit Parlamentar të PD, Grida Duma, tregoi në #DriatremeRudinën, se çfarë ka ndodhur në debatin e brendshëm të Grupit Parlamentar të PD. Duma foli edhe për përplasjen me ish-kryeministrin Sali Berisha, por pa dhënë shumë detaje.

“Ai ishte diskutim i brendshëm. Nuk kemi diskutuar me një fjali dhe duhet të mbetet aty brenda, për shkak se kështu kam vepruar gjithmonë”, tha Duma.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E pyetur nëse me Bashën i jepet më shumë hapësirë debatit, gjë që nuk ndodhte në kohën që PD drejtohej nga Berisha, Duma tha se këto janë fetishizma. Por, pranoi se sot ekziston një frymë ndryshe, brenda PD.

“Është e vërtetë që çdo anëtar i PD dhe i strukturës drejtuese, siç e keni parë edhe në seancën maratonë, që ishte vendim i Bashës, që secili nga deputetët do të merrte fjalën, pa asnjë inskenim, bërje gati fjalimesh, apo reduktim të kohës. Po, është një frymë e kësaj natyre, sot në PD”, tha Duma./Dritare.net