Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar mbrëmë presidentin e Gajanës, David Arthur Granger.
Ai tha se mirëpresim emërimin e Ambasadorit të Kosovës të parë Jo-Rezident në Gajana.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHomologët shprehën interesimin në rritjen e bashkëpunimit ekonomik, duke përfshirë edhe fushën e minierave, dhe të shkëmbimeve tregtare mes dy shteteve.
I pari i vendit theksoi se mbështetja e Gajanës për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare është shumë e rëndësishme.
Presidenti Thaçi tha se Gajana mund ta mbështesë Kosovën për t’i bindur shtetet e CARICOM-it që nuk e kanë njohur Kosovën ta pranojnë pavarësinë e saj.
Të dy krerët shtetërorë diskutuan edhe për mundësitë për bashkëpunimin mes dy vendeve në programe të ndryshme arsimore dhe në shkëmbimin e studentëve.