Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

E domosdoshme lidhja e procesit të edukimit me nevojat e ekonomisë

Prishtinë, 19 shtator - Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, zhvilloi vizitën e parë zyrtare në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ku takoi rektorin, Marjan Dema, dhe prorektorët e UP-së.

Rektori Marjan Dema, sipas njoftimit për media, e informoi ministrin për proceset e fundit nëpër të cilat po kalon Universiteti, njëkohësisht ofroi bashkëpunimin e Universitetit për t’u bërë pjesë e reformave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ministri Beqaj e njoftoi rektorin Dema mbi objektivat e Ministrisë, njëkohësisht ofroi dhe kërkoi bashkëpunim nga Universiteti për dizajnimin e përbashkët të mekanizmit koordinues në mes të shkencës, sektorit privat dhe politikëbërjes.

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë kërkoi nga rektorati i Universitetit të Prishtinës angazhim të përbashkët në procesin e lidhjes së procesit të edukimit me nevojat reale të ekonomisë.

Gjithashtu, ministri njoftoi rektorin për themelimin e Fondit për inovacion, Fondit për të rinj dhe Fondit për gra, me synim rritjen e punësimit për studentët e diplomuar dhe aktivizimin e ideve inovative, si proces për të nxitur ndërmarrësinë.

Programet e trajnimeve, praktikave profesionale dhe harmonizimi i kurrikulave shkencore me tregun e punës, ishin pika për të cilat rektori kërkoi mbështetje nga ministri, ku morën zotimin e tij se do të jenë një nga objektivat e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.