Surroi: Lista Serbe me Rusinë kundër Kosovës

Surroi: Lista Serbe me Rusinë kundër Kosovës

14 shtator 2017 12:08

Shkrimtari e publicisti Veton Surroi ka reaguar sot ndaj deklaratës së Listës Serbe e cila ka falënderuar për mbështetjen që po e merr nga Rusia e Bashkuar e Putinit, transmeton Koha.net.

Surroi , në Facebook, ka thënë se Lista Serbe, që është në koalicionin qeveritar me PANA-n, duke iu falënderuar Rusisë për mohimin e suksesshëm që po ia bën shtetësisë së Kosovës, po bëhet edhe pjesë politikës së jashtme të Kosovës.

Ky është postim i Surroit:

Njëri anëtar kyç i koalicionit qeverisës të Kosovës deklaroi sot kështu:

“Lista Serbe i është falënderuese mbështetjes që e merr nga Rusia e Bashkuar e Putinit”, tha Goran Rakiq, kryetar i Listës serbe.

Kjo është tash pjesë e politikës së jashtme të Kosovës në të cilën një përfaqësues i rëndësishëm i pushtetit të Kosovës, në vizitën e parë që bën ndonjë zyrtar jashtë shtetit, i falënderohet Rusisë për mohimin e suksesshëm të shtetësisë së Kosovës.

Në politikë mund ta quajnë bashkëqeverisje , në mjekësi e ka emrin skizofreni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Art14/09/2017 14:17

Bash valla. A durohet ky ne bashkëqeverisje.

Shto koment

Të ngjashme