Nesër vazhdon seanca konstitutive e Kuvendit

Nesër vazhdon seanca konstitutive e Kuvendit

06 shtator 2017 21:30

Vazhdimi i seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës do të mbahet nesër.

KTV raporton se është bërë një kërkesë që vazhdimi të fillojë në orën 10:00, por ora e mbajtjes së seancës konstitutive mund të ndryshojë.

“I nderuari kryesues Mikullovci,

Duke shprehur konsideratat tona më të larta për ju si deputeti më i vjetër dhe njëkohësisht kryesues i Kuvendit të Kosovës, dëshirojmë të ju informojmë:

Në emër të koalicionit PAN, AKR-së dhe komuniteteve të tjera joshumicë të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, është krijuar shumica parlamentare për konstituimin e Kuvendit dhe institucioneve të tjera.

Andaj, kërkojmë nga ju që nesër (07.09.2017) duke filluar nga ora 10 të thërrisni vazhdimin e seancës konstituive”, thuhet në letrën e nënshkruar nga Kadri Veseli dhe Behgjet Pacolli.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme