Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

LDK, VV e Alternativa ftojnë AKR-në në takimet e tyre të përditshme për të diskutuar për çështje programore

Pas takimit në mes të përfaqësuesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje është arritur dakordim që këto dy parti të zhvillojnë takime në mënyrë intensive për të diskutuar për çështje programore.

Kandidati për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti, pas takimit tha se duke e pasë parasysh vullnetin e LDK-së dhe Vetëvendosjes pret që shumë shpejt të dalin me platformë të dakorduar për qeverisje të përbashkët.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ne sapo kryem një takim me përfaqësuesit e Vetëvendosjes dhe grupi jonë parlamentar. Ne sot u dakorduam për mënyrën se si do të punojmë në ditët e ardhshme dhe u dakorduan që nga sot e tutje ne të takohemi në baza ditore. I shqyrtuam disa prej çështjeve kryesore programore të cilat do të diskutohen në ditët e ardhshme, e caktuam dinamikën e takimeve ditët që vijë, duke e pas parasysh vullnetin që ka koalicioni jonë dhe lëvizja Vetëvendosje. Unë kam besim që ne shpejt mund të dalim me platformë të dakorduar për qeverisje të përbashkët”, tha ai.

Për më tepër Hoti tha se kanë studiuar programin e Vetëvendosjes, si dhe Vetëvendosja të tyrin dhe kësisoj i dinë se cilat janë pikat që i bashkojnë dhe cilat janë pikat që ka nevojë të diskutohet dhe se beson që shumë shpejt mund të dalin me dokument të shkruar të platformës së tyre qeverisëse.

Sipas Hotit, koalicioni PAN në gjashtë seanca ka dështuar të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit dhe ai tha se tash ju është hapur rruga atyre që në mënyrë ligjore dhe kushtetuese të arrijnë marrëveshje për qeverisje të përbashkët dhe të përgatiten për të punuar bashkë me qeverisjen e ardhshme.

Sa i përket asaj që kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli, gjatë ditës së sotme ka njoftuar se partia e tij ka ndarë rrugët me LDK-në dhe Alternativën me të cilën kishte lidhur koalicion parazgjedhor, Avdullah Hoti, nga LDK thotë se kërkesa e Pacollit ka qenë që të formojë një grup të vetin parlamentar.

Ai i ka bërë thirrje kreut të AKR-së dhe deputetëve që të marrin pjesë në takimin e nesërm me Vetëvendosjen.

“Unë nuk e shoh këtë çështje ashtu, sot ka qenë një takim mes kryetarit të LDK-së që është edhe kryetar i koalicionit tonë, në bazë të deklarimit të tij ai ka thënë që është i interesuar që të formoj grup të vetin parlamentar. Ka qenë edhe kërkesë e tij që LDK dhe Vetëvendosje të përafrohen sa më parë me arritjen e marrëveshjes së përbashkët për qeverisje, ky takim i sodit ka qenë në frymën e kësaj. Unë i bëjë ftesë AKR-së Behgjet Pacollit dhe deputetëve të tyre që të na bashkohen që nga nesër në takimet intensive që do të kemi për të draftuar dhe për ta dakorduar platformën tonë qeverisëse”, tha ai.

Hoti u shpreh i bindur se nesër Behgjet Pacolli do t’i bashkohet në grupet punuese me Vetëvendosjen.

Kurse, përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje Dardan Sejdiu, tha se është lajm i mirë që kanë filluar bisedimet në mënyrë më intensive dhe se janë të gatshëm si Lëvizje Vetëvendosje që tash e sa kohë të ecin përpara në këtë drejtim.

Sejdiu tha se Kosova ka nevojë për një Qeveri që bazohet në platformë e program e jo një Qeveri e cila bazohet në numra dhe pazare.

“Ky vend ka nevojë për një platformë dhe për një qeveri e cila e kthen zhvillimin ekonomik në binarë. Temat si shëndetësia i trajton me kujdes të veçantë, arsimin dhe drejtësinë e vendos në kuadër të zhvillimit të vendit dhe kështu të ecim përpara me agjendë e cila jetën e secilit qytetar në këtë Republikë e bënë më të dinjitetshme dhe më të mirë. Kosova ka nevojë për një qeveri të tillë, pra qeveri e cila bazohet në platformë e program e jo qeveri e cila bazohet në numra dhe pazare”, tha ai.

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, i bëri thirrje AKR-së, Nismës dhe AAK-së që të bashkëngjiten në rrugëtimin për bërjen e qeverisë me shumicë shqiptare. Ndërsa tha se PDK duhet të shkojë në opozitë.

Sa i përket asaj se kush do të jetë kandidati për kryeministër Sejdiu tha po duan platformë, program, politika e më pastaj njerëzit për dikasteret të caktuara me profile që mund të shtyjnë përpara ato politika.

Ndërsa, përfaqësuesi i Alternativës, Ilir Deda, tha se do të vazhdojnë të jenë në koalicion me LDK-në.

“Alternativa mbetet në koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Alternativa mbetet në grup parlamentar të përbashkët me LDK-në. Sa i përket vendimit të AKR-së që ta bënë grupin e vetë parlamentarë, ne e shohim atë në funksion të presionit politik që LDK dhe Vetëvendosje të mbërrijnë sa më shpejtë platformën e tyre e përbashkët qeverisëse”, tha ai.

Takimi i radhës në mes të përfaqësuesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje do të mbahet nesër.