Ish-kryeministri dhe ish-presidenti i Shqipërisë Sali Berisha në një postim të vetin në Facebook e ka kujtuar Bajram Rexhepin, i cili ndërroi jetë sot në Turqi, transmeton Koha.net.
Rexhepin e ka quajtur burrë të shquar dhe luftëtar e guximtar të lirisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy është postimi i Berishës:
“Ish kryeministri i Kosoves, Bajram Rexhepi u nda sot nga jeta!
Te dashur miq, familja Rexhepi, Kosova dhe mbare kombi humben sot nje burre te shquar, nje luftetar guximtar te lirise, nje shtetar te zotin, ish kryeministrin e Republikes se Kosoves, Bajram Rexhepi.
Me kete rast le t'iu shprehim ne ngushellimet me te sinqerta familjes se ish kryeministrit te ndjere Rexhepi, autoriteteve te Kosoves dhe te lutemi se bashku qe shpirti i tij i mire te prehet ne paqe!”.