Policia e Kosovës në krye me menaxhmentin e saj, me pikëllim të thellë ka pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit dhe njëherit ish-ministrit të punëve të brendshme Bajram Rexhepit.
“Ish-kryeministri Rexhepi ishte një personalitet dhe veprimtar i shquar i cili dha kontribut të veçantë në Policinë e Kosovës, duke e përkrahur dhe mbështetur në të gjitha sferat përderisa ishte Ministër i Punëve të Brendshme”, thuhet në ngushëllimin e PK-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia e Kosovës thotë se do ta përkujtojë çdo herë si një kontribuues të veçantë në avancimin e agjendës shtetndërtuese të Kosovës, e në veçanti të përkrahjes dhe zhvillimit profesional të Policisë.
"E nderuar Familje Rexhepi, Policia e Kosovës, menaxhmenti i saj, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, thuhet në fund të ngushëllimit.