Kukës, gusht - Në Shqipëri përmes Kosovës. Kështu do të ndodhë me fshatarët e Borjes në zonën kufitare Kosovë-Shqipëri, pas ndërtimit të rrugës Borje-Glloboçicë, 3.9 kilometra e gjatë. Pas rreth 70 vjet izolimi, banorët e këtij fshati do të kenë mundësi të lidhen me Glloboçicën përmes një rruge të parametrave të lartë.
Me fondet e Qeverisë së Kosovës është drejt përfundimit rruga nga Glloboçica deri në kufi, rreth 1.4 kilometra, ndërsa Fondi i Zhvillimit Shqiptar (FZHSH) përmes një fondi prej rreth 470 mijë eurosh ka nisur ndërtimin e rrugës nga fshati Borje deri në kufi me një gjatësi prej 2.5 kilometrash, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPunimet konsistojnë në zgjerimin e trupit të rrugës, në ndërtimin e veprave të artit, ndërtimin e kanaleve anësore të rrugës, nënshtresat dhe shtresat asfaltike. Rruga do të jetë e pajisur me elemente të sigurisë rrugore, mbrojtëse anësore metalike dhe sinjalistikën e nevojshme vertikale dhe horizontale.
Punimet parashikohet të përfundojnë në shkurt të vitit 2018.
Ndërsa rruga, Glloboçicë-Borje në pjesën e Kosovës është në gjatësi prej 1350 metrash, ndërsa shuma e projektit kap shifrën 200 mijë euro. Ky projekt është financuar nga Ministria e Infrastrukturës e Kosovës.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.