Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shtyhet propozimvendimi për dhënien e parcelës për Ambasadën e Shqipërisë

Me kërkesë të shefit te asamblistëve të LDK-së, Agim Gashi, është shtyrë propozimvendimi për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme komunale për Ambasadën e Shqipërisë.

Ai ka kërkuar që para se kjo pikë të kthehet në kuvend përsëri, siç ka thënë, të sqarohen paqartësitë rreth procedurave ligjore për dhënien në shfrytëzim të pronës për ambasadën. Ai po ashtu ka kërkuar që para votimit të ketë një interpretim nga zyra ligjore dhe MAPL-ja, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gashi ka thënë se LDK nuk është kundër dhënies në shfrytëzim të pronës për Ambasadën e Shqipërisë, por se dëshiron që gjithçka të sqarohet ligjërisht.

Këtë propozim e ka kundërshtuar kryetari i komunës Shpend Ahmeti, i cili ka thënë se gjithçka është e qartë dhe ligjore pasi paraprakisht para disa vitesh ky kuvend kishte marrë vendim për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale për Ambasadën e Shqipërisë, vendim që ishte vlerësuar si i ligjshëm nga niveli qendror. Andaj sipas tij, pasi në fuqi është ende i njëjti ligj nuk ka nevojë që të shtyhet.

Megjithatë në fund me 16 vota për, 13 kundër e 7 abstenime, është marrë vendimi që kjo pikë e rendit të ditës të shtyhet për seancat tjera.

Paraprakisht, në maj të vitit të kaluar, Shpend Ahmeti pak ditë para mbledhjes së dy qeverive shqiptare (Kosovës dhe Shqipërisë), kishte thirr seancë të jashtëzakonshme për dhënien në shfrytëzim te parcelës për Ambasadën e Shqipërisë, thirrje së cilës nuk i ishin përgjigjur partitë opozitare LDK e PDK, duke bërë që seanca të dështoj në mungesë kuorumi.