Sërish takim mes VV-së e LDK-së – ende larg pajtimit për emrin e kryeministrit Foto: Koha / ilustrim

Sërish takim mes VV-së e LDK-së – ende larg pajtimit për emrin e kryeministrit

17 korrik 2017 23:12

Ka pasur një takim të ri sot ndërmjet drejtuesve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Zyrtarë nga të dyja partitë politike kanë thënë se diskutimi ndërmjet liderëve Visar Ymeri dhe Isa Mustafa është fokusuar në program dhe në përpjekjet për harmonizimin e tij ndërmjet dy krahëve, raporton KTV.

Ky ka qenë takimi i dytë zyrtar ndërmjet Vetëvendosjes dhe LDK-së pas zgjedhjeve të 11 qershorit.

Të dyja partitë janë larg pajtimit se kush do të udhëhiqte një qeveri të mundshme të përbashkët.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme