Borxhi shtetëror i Kosovës është dyfishuar gjatë tre vjetëve të fundit të qeverisjes LDK-PDK, shkruan sot Koha Ditore.
Deri në mars të këtij viti, borxhi shtetëror ka arritur vlerën 942 milionë e 700 mijë euro, apo 15.02 për qind të Bruto Produktit Vendor (GDP). Edhe pse në fillim të marrjes së mandatit nga kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, shkalla e borxhit shtetëror ishte 10.63 për qind e GDP-së, ajo tashmë është ngritur për 4 shkallë më lart.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE trendi i rritjes së borxhit shtetëror parashihet që të rritet ende. Deri në vitin 2020 parashihet të mbërrijë shkallën 21.6 për qind të GDP-së, rritje kjo që nënkupton një borxh sa buxheti vjetor i shtetit. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.